Transport falas mbi 40€ në gjithë Kosovën

Kushtet

Politika e Privatësisë

Të dhënat tuaja i mbledhim vetëm për ta realizuar porosinë dhe për t'ju shërbyer më mirë. Nuk i shesim dhe nuk i japim askujt për qëllime marketingu.

Kush është kontrolluesi i të dhënave

Kontrollues i të dhënave personale është Vrull SH.P.K., Rr. «Agim Ramadani» Nr. 42, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës. Për çdo pyetje lidhur me privatësinë, na shkruani te info@vrull-ks.com ose telefononi në +383 44 631 214.

Cilat të dhëna i mbledhim

  • Për realizimin e porosisë: emër dhe mbiemër, adresë dërgese, numër telefoni dhe email.
  • Për komunikim: përmbajtja e mesazheve që na dërgoni me email, WhatsApp, Viber ose në rrjetet sociale.
  • Për newsletter: vetëm adresa e email-it, dhe vetëm nëse abonoheni vetë.
  • Teknike: statistika bazike të vizitave (faqet e vizituara, lloji i pajisjes), në formë të përmbledhur.

Nuk mbledhim dhe nuk ruajmë të dhëna të kartelave bankare. Pagesat me kartelë procesohen nga institucioni financiar partner.

Baza ligjore dhe qëllimi

Të dhënat i përpunojmë në bazë të Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Bazat ligjore janë: përmbushja e kontratës (dërgesa e porosisë), detyrimi ligjor (ruajtja e faturave sipas legjislacionit fiskal), pëlqimi juaj (newsletter) dhe interesi ynë legjitim (parandalimi i keqpërdorimeve dhe përmirësimi i shërbimit).

Me kë i ndajmë

Emrin, adresën dhe numrin e telefonit ia japim vetëm kompanisë postare partnere, për aq sa është e nevojshme që porosia të dorëzohet. Të dhënat e faturimit i ndajmë me kontabilistin tonë dhe me organet tatimore, kur kërkohet me ligj. Nuk i shesim dhe nuk i shkëmbejmë të dhënat tuaja me palë të treta për reklama.

Sa gjatë i ruajmë

Të dhënat e porosive i ruajmë për aq kohë sa kërkohet nga legjislacioni fiskal dhe për periudhën e garancisë ligjore. Adresën e email-it për newsletter e ruajmë derisa të çabonoheni — mund ta bëni këtë me një klikim në çdo email që marrni nga ne.

Cookies

Faqja jonë përdor cookies funksionale, të nevojshme që shporta dhe lista e dëshirave të funksionojnë, si dhe cookies për statistika bazike të vizitave. Nuk përdorim cookies reklamuese dhe nuk bëjmë profilizim të përdoruesve. Çdo cookie mund ta fshini ose bllokoni nga cilësimet e shfletuesit tuaj; në atë rast disa funksione të faqes mund të mos punojnë normalisht.

Të drejtat tuaja

Keni të drejtë të kërkoni qasje në të dhënat tuaja, korrigjimin e tyre, fshirjen, kufizimin e përpunimit, si dhe të tërhiqni pëlqimin në çdo kohë. Kërkesën na e dërgoni te info@vrull-ks.com dhe ju përgjigjemi brenda 30 ditësh. Nëse mendoni se të dhënat tuaja janë përpunuar në kundërshtim me ligjin, keni të drejtë të ankoheni te Agjencia për Informim dhe Privatësi e Republikës së Kosovës.

Shiko edhe Kushtet e Përdorimit.